Kodi i Mirësjedhjes së Nxënsve në Shkollën "Keka-Med"

Dispozita të Përgjithshme

Shkolla “Keka-Med” ushtron veprimtarinë e saj si shkollë e mesme. Shkolla në tërë veprimtarinë e saj synon përgatitjen e përgjithshme arsimore dhe profesionale të nxënësve. Ajo i përgatit nxënësit me dije e aftësi të mjaftueshme për vazhdimin e studimeve të larta në çdo degë që dëshirojnë si brenda dhe jashtë vëndit.Në veprimtarinë e shkollës synohet emancipimi shpirtëror dhe zhvillimi i personalitetit të nxënësve, zhvillimi i mendimit dhe veprimit të pavarur, kritik, krijues, konstruktiv dhe tolerant. Edukimin e vlerave atdhetare, njerëzore, morale e demokratike. Mundësinë e shanseve te barabarta për të gjithë nxënësit dhe aftësimin e tyre për përballjen e jetës. Veprimtraia e shkollës brënda dhe jashtë saj respekton dhe edukon liritë e të drejtat e njeriut.. Shkolla “KEKA-MED” siguron standarte të larta në përgatitjen akademike dhe profesionale të nxënësve.


Të Drejtat e Nxënësve në Shkollën “Keka-Med”

1. Nxënësit i sigurohen në shkollë kushte normale për mësim, edukim dhe aktivitete tësigurta shëndetësore dhe higjeno-sanitare.
2. Individualiteti dinjiteti i nxënësit respektohet e mbrohet nga dhuna fizike e psikologjike. Në shkollë ndalohen ndëshkimet fizike, trajtimet fyese, poshtëruese e degraduese te nxënësve.
3. Nxënësit kanë të drejtë të marrin mësim dhe edukim në përshtatje me psikologjinë,aftësine dhe interesat e tyre, të ndjekin rrugët e mundshme që zbulojnë e zhvillojnëtalentin e tyre në fushat e shkencës, artit dhe sportit.
4. Të shfaqë lirisht mendimet e tij për çdo degë e në të gjitha format me gojë, shkrim dhepublikisht. Të marrë pjesë aktive në planet mësimore edukative, të shfrytëzojë kabinetet, dhe terrenet sporëtive sipas rregulloreve përkatëse. Të marrë pjesë nëaktivitete të ndryshme edukative, argëtuese, kulturore, artistike e sportive.
5. Të marrë pjesë ne mbledhjet e ndryshme të shkollës, klasës, këshillit të studentëve. Tëshprehë opinionet e veta për planet mësimore-edukative programet, tekstet, për punën emësuesve e të informohet për problemet që lidhen me personin e tij.
6. Nxënësi ka të drejtë të kërkojë vlerësimin e motivuar për njohuritë me gojë ose meshkrim. Të marrë nga mësuesi punimet me shkrim si teste, tema kursi etj, të kërkojëmotivimin e vlerësimit të tyre.
7. Nxënësi ka të drejtë të bëjë ankesë në zyrën mësimore për probleme që kanë të bëjnëme stafin mësimor dhe stafin tjetër të shkollës. Kerkesa mund të jetë me gojë ose meshkrim. Shkolla është e detyruar që brënda 10 ditëve të shqyrtojë ankesën dhe t’i kthejëpërgjigje.


Nxënësi ka për Detyrë

1. Nxënësi ka për detyrë të regjistrohet në shkollë në kohën e duhur dhe të paraqesë gjeneralitet që përkojnë ekzaktësisht me dokumentat e gjëndjes civile të tij dhe të familjes.
2. Të pajiset në kohën e duhur me librat e mjetet e tjera që porositet nga mësuesit. Një pjesë e librave që shkolla do ti japë në përdorim të merren kundrejt një kontrate tëposaçme të firmosur nga prindi dhe nxënësi si dhe kundrejt një pagese së caktuar.
3. Të paraqitet në shkollë 15 minuta para orës së parë të mësimit i pajisur në shkollëme të gjitha mjetet e orës së mësimit të kërkuara nga mësuesi i lëndës.
4. Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë me veshje normale, të ketë paraqitje tëjashtme dinjitoze pa teprime dmth:
-- Për vajzat nuk lejohen veshje ekstravagante, si bluza të shkurtra, pantollona te grisur-prer,kanatjere, dekolte,minifunde,fustane,grimosje-ngjurosje te flokeve,perdorimi I celularit gjat ores mesimore dhe pushimit te shkurter, tualete të rënda dhe bizhuteri ekstravagante. -- Për djemtë nuk lejohen pantallonat e grisur-prer te(shkurter), perdorimi I celularit gjat ores mesimore dhe pushimit te shkurter, kanatjere, pandoflat, mjekra, ngjurosje te flokeve, bizhuteri ekstravagante.
5. Çdo nxënës ka për detyrë të njohë e të respektojë rregulloren e brëndëshme të shkollës.Të njohë e të respektojë detyrimet që rrjedhin nga planet mësimore, të mësojësistematikisht në çdo lëndë, të kryejë me skatësi dhe në kohën e duhur detyrat engarkuara nga mësuesit dhe drejtoria e shkollës.
6. Nxënësi ka për detyrë të mbajë qëndrim të drejtë e të kulturuar moral në shkollë e jashtë saj. Të mbajë qëndrim korrekt ndaj mësuesve, instruktorëve, personelit administrativë, teknik e ndihmës, të respektojë kudo e në çdo kohë punën e tyre.
7. Të mirëmbajë paisjet e orenditë e ambjenteve të shkollës dhe të çdëmtojë çdo dëm të kryer nga ata.
8. Të zbatojë me korrektësi orarin mësimor, të mbajë higjënë personale, të respektojë punën e mirëmbajtësve të shkollës duke mbajtur pastër mjediset e duke mos krijuar papastërti.
9. Nxënësit gjatë orarit mësimor 8:00-14:20 nuk lejohen të dalin jashtë territorit të shkollës.
10. Janë kategorisht të ndaluara për nxënësit pirja e duhanit, pijet alkolike, përdorimi dhe shpërndarja e drogave, mbajtja e amrmëve dhe atyre të ftohta.
11. Është kategorikisht i ndaluar përdorimi i celularit gjatë procesit mësimor.
12. Çdo mungesë e bërë nga nxënësit arsyetohet vetëm nga prania fizike e prindit.
13. Vetëm prindi ka të drejtë të kërkojë leje nga Zyra Mësimore për largim të nxënësit nga ora e mësimit.
14. Është kategorikisht e ndaluar propoganda politike, fetare, krijimi i shoqatave politikofetare brënda shkollës si dhe simbole të paraqitjes së jashtëme që kanë lidhje me përkatësinë fetare si psh: mjekrra të papastruara, shami koke, ferexhe, e çdo symbol I egzagjëruar që i takon përkatësisë fetare.
15. Në rast të mos respektimit të pikave të mësipërme, mësuesi i lëndës në bashkëpunim me mësuesin kujdestar mund të vendosin paraqitjen e nxënësit pranë Komisionit Disiplinor për të marrë masat disiplinore përkatëse deri në përjashtim nga shkolla.

Vlerësimi i Njohurive dhe Sjelljes së Nxënësve në Shkollën “Keka-Med”

1. Vlerësimi i njohurive të nxënësve në lëndë të ndryshme është aspekt i rëndësishëm I veprimatrisë mësimore në shkollë. Vlerësimi bëhet me gojë, shkrim dhe pjes praktike (i planifikuar ose i befasishëm).
2. Nxënësit duhet të vlerësohen nga mësuesit në lëndë të ndryshme me gojë jo më pak se tre herë në simestër përveç vlerësimeve të planifikuara me shkrim.
3. Çdo vlerësim me gojë duhet t’i komunikohet nxënësit dhe ti motivohet para klasës.
4. Mësuesi i lëndës në fillim të simestrit i komunikon nxënësve numrin e testeve, kapitujve dhe afatin kohor të zhvillimit të tyre.
5. Çdo mësues ka dosje të veçantë për lëndën e vet me punën e çdo nxënësi.
6. Mësuesi për të gjithë testet harton një skedë vlerësimi.
7. Mësuesi harton tezë rezervë për nxënësit që mungojnë në testim dhe zhvillon këtë test në një orë të vacantë jashtë mësimit për të gjithë nxënësit që kanë munguar. Këto teste do të menaxhohen nga shefi i departamentit.
8. Vlerësimi i testeve duhet bërë brënda 10 ditëve dhe po brënda 10 ditëve t’u komunikohet nxënësve i motivuar. Testet duhet ti dorëzohen nxënësve për t’i parë dhe përsëri të mblidhen e të dorëzohen në zyrën mësimore.
9. Në takimet periodike prindër-mësues, mësuesi kujdestar i komunikon prindërve vlerësimet.
10. Prindërve që kanë munguar në takimin e rradhës me prindër, të nesërmen, mësuesi kujdestar u dërgon nëpërmjet fëmijës formularin e rezultateve dhe vlerësimit.
11. Njëherë në simestër drejtoria e shkollës për lëndë të ndryshme ose grupim lëndësh organizon teste kontrolli vlerësimi i të cilave shënohet në regjistër në kollonë të veçantë.
12. Sjellja e nxënësve vlerësohet me shprehjet shumë mirë, mirë, mjaftueshëm, keq.
Këto vlerësime pasqyrohen në regjistër në dëftesë dhe në amzë, në kollonat sjellja enxënësit dhe karakteristikë e nxënësit për sjelljen.
13. Në fund të çdo semestri mësuesi i lëndës nxjerr rezultatet e vlerësimit semestral në bazë të jo më pak se tri notave. Rezultati simestral shënohet sipas ushëzimit në çdo regjistër.
14. Rezultati (vlerësimi vjetor) del nga vlerësimi i dy semestrave.

Sanksionet dhe Masat Disiplinore për Nxënësit

1. Kur nxënësi në lëndë të veçanta bën 20% mungesa të orëve të semestrit; e jep provim atë lëndë me komision, sipas një grafiku të veçantë provimesh. Vlerësimet e këtyre provimeve shënohen në kollonë të vëçantë. 2. Kur nxënësi nuk paraqitet në provim me komision shënohet në kollonën e rezultateve (PK) (i pa klasifikuar), bëhet shënim nuk u paraqit dhe konsiderohet i pa klasifikuar në atë lëndë për atë semestër. 3. Nxënësi që në një lëndë ka mbi 30% orë mungesa, të orëve të zhvilluar të semestrit pavarsisht nga notat që ka në atë lëndë konsiderohet i paklasifikuar. 4. Nxënësi që në fund të vitit mësimor ka 1-2 lëndë pakaluese ( sit e tillë konsiderohen dhe vlerësimi i paklasifikuar) mbeten me provim në sezonin e dytë (vjeshtës) dhe në këtë sezon merren në provim me komision dhe me teza. 5. Nxënësi që në fund të vitit mësimor vleresohet me tre lëndë pakaluese (si të tilla konsiderohen dhe ato të paklasifikuara) PËRSËRISIN VITIN. 6. Nxënësi që në sezonin e dytë nuk paraqitet në provim ose mbetet, PËRSËRIT VITIN. 7. Nxënësi që në fund të vitit ka munguar më shumë se 30% te orëvë totale të zhvilluara për atë vit mësimor përsërit klasën. 8. Mungesat e nxënësve të arsyetohen vetëm me praninë fizike të prindit jo më vonë se 3 ditë nga dita e paraqitjes së fëmijës në shkollë. Mungesat justifikohen nga e hëna në të premte nga ora 13:00-15:00 në Zyrën Mësimore. 9. Kur nxënësi me vendim të komisionit mjeko-ligjor i kufizohet ngarkesa fizike nga mësuesi i edukimit fizik me miratim të shefit të departamentit hartohet program i veçantë i reduktuar dhe vlerësimi semestral vjetor bëhet në bazë të këtij programi. 10. Për thyerje të disciplinës dhe shkeljes të etikës qytetare ndaj nxënësit merren masa disiplinore sipas shkallës së thyerjes. 11. Sanksionet për frekuentimin në shkollë: A) Për nxënësin që bën 1-10 mungesa pa arsye (orë mësimi) zbatohen masat a) dhe B) Për nxënësin që plotëson 30 mungesa pa arsye zbatohet masa C) Për nxënësin që bën 40 mungesa pa arsye zbatohet masa Masat disiplinore që mund të zbatohen në shkollë janë: a) Qortim b) Vërejtje c) Përjashtim deri ne tre ditë nga shkolla d) Paralajmërim për përjashtim nga shkolla e) Përjashtim nga shkolla për atë vit shkollor. Masat a) dhe b) janë kompetencë e mësuesit kujdestar dhe pasqyrohen në regjistër. Ato konsiderohen të shlyera mbas një afati dymujor pa ndërrmarrë veprime. Masat c) d) e) jane kompetence e Komisionit Disiplinor dhe gjithashtu pasqyrohen ne regjister. Per masat c) d) e) nxenesi ka te drejte te ankohet brenda 7 diteve prane drejtorise se shkolles. 12. Disiplina në shkollë ka karakter edukativ. Ajo është pjesë e pandarë e tërë veprimtarisë shkollore. 13. a) Masat disiplinore merren pasi është bërë një punë e gjatë edukative paraprake për njohjen e nxënësit me përgjethësitë dhe të drejtat e tij, për njohjen me rregullat në fuqi etj. b) Masat disiplinore përcaktohen me kujdes, mbajnë parasysh vlerat dhe dobinë e tyre, moshën, psikologjinë, dhe personalitetin e nxënësit. c) Nxënësi i shkollës 9-vjeçare nuk lejohet të nxirret nga klasa. d) Në raste tepër të ralla, mësuesi mund ta nxjerrë nxënësin e shkollës së mesme jashtë klasës, kur ai bëhet pengesë serioze për zhvillimin normal të mësimit. Pas mësimit njofton mësuesin kujdestar, duke argumentuar veprimin e tij dhe propozon për masë disiplinore. 14. Në të gjitha rastet, kur ndaj nxënësit merret masë disiplinore (pika 11) informohen me shkrim prindërit, të cilët njoftojnë mësuesin kujdestar se kanë marrë dijeni. 15. Çdo masë tjetër që nuk përfshihet në (pikën 11) është e ndaluar. 16. Masat disiplinore që jane dhënë gjatë një viti shkollor nuk transferohen (mbarten) vitin e ardhshëm.

Me Respekt Drejtori
Ilir Keka.