Aktivitetet Profesionale
Shkolla ka aktive profesionale që përbëhen nga mësimdhënësit e së njejtës lëndë mësimore ose të lëndëve të afërta. Aktivet profesionale i themelon drejtori me rekomandimin e Këshillit Pedagogjik. Aktivin profesional e udhëheq kryetari, i emëruar nga drejtori me mandat njëvjeçar.
Aktivi profesional ka për detyrë që:
• Kujdeset për realizimin cilësor dhe sasior të planit dhe programit mësimor për lëndën përkatëse mësimore.
• Kujdeset për përparimin mësimor për lëmenj të caktuar mësimor.
• Propozon pajisjen e shkollës me mjete mësimore.
• Propozon ndarjen e lëndëve mësimore.
• Harton programin e punës profesionale.
• Kryen edhe punë tjera me interes për shkollën.