Tekniku i Farmacisë është pjesë e ekipit te Farmacisteve qe ndihmon farmacistin gjatë procedurës terapeutike ne sektorin e farmacisë. Përgatit vendin e punës, materialet, instrumentet dhe pajisjet për procedurat terapeutike ne sektorin e farmacisë. Mbart shënime dhe regjistron të dhënat mjekësore në pajtim me rregullat ligjore.
Profesioni Teknik i Farmacisë është një profesion që ka të bëj me mbarëvajtjen e prodhimit të mirëfilltë të prodhimit të barnave, ku roli i teknikut zë një vend të rëndësishëm para, gjatë, dhe pas procesit të prodhimit duke ndihmuar në aspektin teknik udhëheqësit e sektorëve gjegjëse të prodhimit. Përgatitja profesionale e teknikut të farmacisë në prodhim konsiston në faktin se kjo detyrë është më përgjegjësi dhe mjaft specifike duke pasur parasysh avancimin gjithnjë e më shumë të teknologjisë farmaceutike
Gjatë kryerjes se punëve dhe detyrave përdor teknologjinë moderne te informacionit dhe komunikimit. Komunikon me përdoruesin (pacientin) e shërbimeve farmaceutike-mjekësore, duke respektuar dinjitetin njerëzor, diversitetin kulturor, fetar, moshën, gjendjen sociale dhe ekonomike.
Punon nёn mbikëqyrjen e farmacistit dhe me ekipin e farmacisteve gjatë zbatimit tё procedurave terapeutike.
Merr pjesë në edukimin e përdoruesve (pacientёve) për bazat e higjienës dhe parandalimin e sëmundjeve infektive.
Tekniku i Farmacisë, pas përfundimit tё shkollimit tre vjeçar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në KEKA-MED do të jetë plotësisht i aftë të ushtrojë këto kompetenca profesionale: Përgatitё vendin e punës, përzgjedh veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë, respekton standardet e profesionit, zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit dhe etikën mjekësore.
Po ashtu, lexon dhe interpreton recetën mjekësore, Matë, grimcon, tretë, filtron dhe paketon medikamente, Përgatit yndyra tё ndryshme, tretësira, pluhura dhe forma të tjera galenike nё bazё të recetës mjekësore, nё mënyrë tё pavarur, Kryen punët administrative laboratorike, Dallon preparatet e ndryshme farmaceutike dhe mënyrën e administrimit, Aftësohet për përdorim të pajisjeve laboratorike, përzgjedh pajisjet, mjetet e punës dhe materialet e duhura për përgatitjet galenike dhe oficiale si dhe përdorë dhe mirëmban pajisjet laboratorike.
Secili vijues i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në KEKA-MED pas përfundimit të shkollimit nxënësi fiton diplomën profesionale me titull Teknik i Farmacise, dhe ka mundësi të integrohet në tregun e punës apo shkollim të mëtutjeshëm në arsimim post – sekondar.