historiku i shkollës



DUKE ECUR PERSPEKTIVËS SË ZHVILLIMIT

Sektori i arsimit parauniversitar në Kosovë ka pësuar transformime të konsiderueshme. Si shumë sektorë të tjerë zhvillimorë, sektori i arsimit është ndikuar nga zhvillimet politike që karakterizuan proceset e shtet-ndërtimit në Kosovë. Pas përfundimit të luftës, në periudhën 1999-2000 sistemi arsimor në Kosovë është udhëhequr dhe administruar nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Në vitin 2000 dhe 2001, Kosova filloi themelimin e autoriteteve lokale, një proces ky që rezultoi me krijimin e Qeverisë së Kosovës dhe MASHT-it në vitin 2002. Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, MASHT-i dhe komunat morën përgjegjësitë për administrimin dhe udhëheqjen e sektorit të arsimit. Të gjitha këto zhvillime ndodhën brenda periudhës 10-vjeçare.Sot, numri i shkollave publike dhe private është mjaft i madh, i shtrirë në gjithë territorin e shtetit. Brenda këtij mjedisi, kanë zënë vend edhe shkollat private.

Elita e një shoqërie janë njerëzit e shkolluar. Të shkolluarit janë një hap më përpara shoqërisë sepse kanë eksperimentuar dijet e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror. Andaj, kjo frymë duhet mbajtur e gjallë, madje, gjatë gjithë jetës!

Duke u nisur nga këto parime, gjithnjë me vizionin që t’i kontribuojmë dijes, shoqërisë, dhe, pse jo, edhe familjes dhe perspektives të së ardhmes, filloi t’i jetësoj këto parime Shkolla e Mesme Profesionale e Mjekësisë “KEKA-MED”. Kjo shkollë është në Klinë dhe është institucion privat i Arsimit Parauniversitar i cili ofron Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP) dhe Aftësim Profesional Për të Rritur (APRR) për nevojat e tregut të punës. Shkolla u themelua në vitin 2012-13 në lëminë e punës së shëndetësisë. Gjatë dekadave në vazhdim në këtë shkollë do të ndjekin mësimet nxënës nga të gjitha anët e Dukagjinit, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës Lindore.

Profilet arsimore të cilat janë të licencuara dhe funksionojnë në këtë shkollë (viti 2021 kur po shkruhet ky libër) janë:

1. Infermieri e Përgjithshme.
2. Teknik i Farmacisë.
3. Asistent i Stomatologjisë.
4. Drejtimet e gjimnazit.

Kjo shkollë EDUKON, ARSIMON dhe AFTËSON nxënësit në aspektin teorik dhe praktik dhe pas mbarimit të shkollimit nxënësit mund të punësohen dhe po ashtu edhe të vazhdojnë shkollimin e tyre të mëtejmë në profesionin që e kanë përzgjedhur. Pra, përgatit profesionistë për tregun e punës (në profesionet përkatëse që përmendëm) dhe, po ashtu, shkollarë që duan t’i vazhdojnë dijet e tyre në universitete dhe kolegje të ndryshme.

Shkolla e Mesme Profesionale e Mjekësisë “KEKA-MED” në Klinë është një nga shkollat më të zhvilluara në aspektin e AFTËSIMIT dhe EDUKIMIT, ngritjes së cilësisë së nxënësve, dhe kjo është e dëshmuar me arritje të dokumentuara nga viti i themelimit deri më sot.

Infrastruktura e Shkollës së Mesme profesionale të Mjekësisë “KEKA-MED” në Klinë përmbush të gjitha kushtet për një mësim të kualitetit të lartë, të pajisur me shumë kabinete cilësore dhe me mjete teknologjike të avancuara si: projektor, kompjuter, printer fotokopje , shkallë emergjente, sallë të vogël të edukatës fizike, alarm kundër zjarrit dhe kamera vëzhguese, bibliotekë, dhe, sigurimi i plotë e bënë këtë qendër shumë cilësore dhe atraktive për nxënës.

Gjithë mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Profesionale të Mjekësisë “KEKA-MED”në Klinë janë aktiv, të kualifikuar dhe shumë të përgatitur. Në aspektin profesional punojnë konfrom kurrikulës dhe standardeve profesionale, dhe vazhdimisht janë të përkrahur nga donatori për ngritjen e kapaciteteve profesionale. Në këtë mënyrë, stafi udhëheqës, po ashtu edhe mësimdhënësit gjejnë mbështetjen e donatorit të shkollës.

Shkolla e Mesme Profesionale e Mjekësisë “KEKA-MED” në Klinë ka një proces efikas dhe gjithëpërfshirës të mësimit, i cili i përfshin të gjithë partnerët. Në vazhdimësi shkolla fuqizohet me objektiva të qarta, me synime gjithnjë e më të larta për një rrugëtim të suksesshëm.

Kapacitetet e Shkollës së Mesme Profesionale të Mjekësisë “KEKA-MED” në Klinë janë të shumta, të cilat variojnë nga infrastruktura fizike, ku shkolla i përmbush të gjitha kriteret bashkëkohore, deri te menaxhmenti i shkollës, i cili, duke bashkëpunuar me mësimdhënësit, këshillin e shkollës, aktivet profesionale e mekanizmat tjerë të shkollës, të cilët janë shumë të rëndësishëm në procesin e mësimdhënies, arrijnë një standard të lartë të performancës që e bën të vlerësuar procesin mësimor.

Metodat e reja mësimore, pjesëmarrja e nxënësve dhe angazhimi i tyre në praktikë profesionale brenda shkollës, janë një ndihmesë e madhe në përgatitjen profesionale të nxënësve. Menaxhmenti i shkollës, në vazhdimësi teston kualitetin, bën vetëvlerësimin sipas kritereve të pranuara, qartëson dhe i bashkërendon idetë për një mësimdhënie të suksesshme me të gjithë akterët relevant të shkollës, në të gjitha fushat e veprimit.

Të gjithë punën e shkollës e vlerëson drejtori dhe Bordi i Shkollës (drejtuesi më i lartë i shkollës), të cilët janë pika kyqe e kontrollit të cilësisë në shkollë. Drejtori dhe Bordi i Shkollës e kompletojnë punën e njëri-tjetrit dhe janë të informuar për të gjitha aspektet e funksionimit të shkollës.