Shkolla ka këshillin e prindërve, të cilin e përbëjnë nga 1 përfaqësues i prindërve nga çdo paralele.
Anëtarët e Këshillit të prindërve zgjedhen për çdo vit shkollor nga prindërit në çdo paralele të shkollës. Këshilli i prindërve zgjedh kryetarin.
Përgjegjësitë e këshillit të prindërve janë:
• Inicion diskutimin për të gjitha çështjet me interes për punën në shkollë dhe u jep rekomandime organeve të shkollës në lidhje me këto çeshtje,
• Zgjedh dhe shkarkon anëtarin e Këshillit drejtues nga radha e prindërve,
• Merret me çështje të tjera që kanë të bëjne me aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore, ose me organizimin e punës në shkollë.