KËSHILLI PEDAGOGJIK
Këshillin pedagogjik e përbëjnë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë dhe bashkëpunëtorët në mësim. Këshillin pedagogjik e udhëheq drejtori.
Mbledhjet e Këshillit pedagogjik mbahen sipas nevojës. Këshilli pedagogjik:
• Shqyrton mënyrën e realizimit të planprogramit mësimor;
• Verifikon suksesin e përgjithshëm të nxënësve;
• Përcakton dhe miraton programet e punës së aktiveve profesionale;
• Vendos për lavdata dhe shpërblime dhe propozon masa disiplinore ndaj nxënësve;
• Në bazë të propozimeve të drejtorit zgjedhen komisionet për provime të nxënësve dhe caktohen afati, forma dhe mënyra e dhënies së provimeve;
• Propozon lavdata dhe shpërblime për mësimdhënës, bashkëpunëtorë profesionalë dhe bashkëpunëtorë në mësim, zgjedh përfaqësuesin e mësimdhënësve në Këshillin drejtues;
• Ndihmon përsosjen profesionale të mësimdhënësve;
• Shqyrton raportet e këshillave të klasave dhe aktiveve profesionale;
• Kryen edhe punë tjera në interes të shkollës;