Këshilli i Klasave


Këshillat e klasave i përbëjnë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët në mësim të cilët zhvillojnë mësimin në klasat përkatëse.
Këshillin e klasës e udhëheq kryetari, i emëruar nga drejtori me mandat njëvjeçar.Këshilli i klasës mban mbledhje sipas nevojës.

Detyrat e këshillit të klasës janë:

• Kujdeset për realizimin cilësor dhe sasior të planit dhe programit mësimor të çdo paraleleje;
• Kujdeset për cilësimin e rregullt dhe real të nxënësve për çdo lëndë mësimore;
• Vërteton suksesin individual të nxënësve për çdo lëndë mësimore dhe suksesin e përgjithshëm në paralele;
• Kujdeset për vijimin e rregullt të nxënësve në mësim;
• Propozon nxënësit për lavdata, shpërblime dhe masa disiplinore;
• Ndihmon punën e bashkësisë së nxënësve dhe trupave tjerë në paralele;
• Ndihmon bashkëpunimin me prindër.


Në raste të arsyeshme, drejtori mund të vendosë që dy ose më shumë këshilla të klasave të zhvillojnë punën në seanca të përbashkëta.