Shёndetёsia ёshtё ndёr hallkat mё tё rёndёsishme tё shtetit. Njё profesion fisnik e human
tё cilit i pёrkushtohen njerёzit mё tё mirё tё shoqёrisё.
Nё zinxhirin shёndetёsor njё prej pozitave mё tё rёndёsishme qё ka ndikim tё drejtёpёrdrejtё tek pacienti ёshtё ai i bashkёpuntorit profesional tё infermierisё,
njё prej profesioneve mё tё kёrkuar nё vend dhe mё gjerё. Ai ёshtё dora e parё qe prek secilin pacientё, qё i ofron mirёseardhje e ndihmё dhe qё e bёn tё familjarizuar nё njё moment sfidues tё jetёs sё tij.
Bashkёpunёtori Profesional i Infermierisё do të ketë një tërësi kompetencash profesionale duke përfshirë: vendosjen e të sëmurit në dhomë dhe në shtrat; të përkujdeset për pozitën dhe higjienën personale të tij (të sëmurit aktiv dhe pasiv); të zbatojë rregullat e mbrojtjes personale dhe të mjedisit.
Po ashtu, ai/ajo do të plotësojë, mbajë dhe ruaj dokumentacionin e të sëmurit; përcjellë shenjat vitale tek i sëmuri; të marrë mostrën e gjakut dhe materialin tjetër për analiza plotësuese; të shpërndajë terapinë sipas përshkrimit të mjekut; të asistojë mjekun gjatë kontrollit të sëmurit; të përgatisë dhe asistojë të sëmurin gjatë realizimit të teknikave diagnostike; të kujdeset për të sëmurët me sëmundje të brendshme (ku do qё ёshtё duke ofruar shёrbime infermierore) sipas specifikave të sëmundjes dhe të asistojë gjatë menaxhimit të rasteve emergjente.
Do të zbatoj rregullat organizative tё punёs në repartin kirurgjik duke asistuar profesionistin mjekёsor gjatё ndaljes sё gjakderdhjes, aplikimit tё antishok-terapisë, metodave tё imbobilizimit të pjesëve të ndryshme të trupit, përpunimit kirurgjik të plagëve dhe intervenimit kirurgjik; gjatë reanimacionit para dhe pas operativ si dhe menaxhimit tё komplikimeve tё hershme dhe të vonshme pasoperative.
Do të zbatoj rregullat organizative tё punës në repartin e sëmundjeve infektive sipas specifikave të repartit duke izoluar të sëmurët infektiv varësisht nga natyra e infeksionit; të aplikojë masat mbrojtëse personale dhe të mjedisit punues; të bashkёpunoj nё realizimin e planit organizativ tё vaksinimit, aplikimit të serumeve te të sëmurët me sëmundje infektive; të përkujdeset për të sëmurët me sëmundje infektive varësisht nga lloji i infeksionit.