Këshilli i Shkollës


Këshilli Drejtues i Shkollës

Keshilli drejtues i shkollës si organ qeverisës i institucioneve arsimore ose trajtuese ka për detyrë dhe përgjegjësi të përcaktuar
me ligj. Ligji pret që këshilli drejtues ta ndihmojë shkollën dhe zhvillimin e saj në të gjitha fushat e cilësis. Kjo nënkupton që këshilli drejtues i shkollës ka për detyrë dhe përgjegjësi që:

Të miratojë listën e teksteve shkollore.
Të hartoj rregullat e mirësjelljes së shkollës.
Të kontribuoj në hartimin zhvillimor të shkollës.


Të gjitha këto duhet të përputhen me dispozitat ligjore.


Plani i veprimit të këshillit drejtues të shkollës

Bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë e këshillit drejtues të shkollës, anëtarët e zgjedhur të këshillit duhet të hartojnë në plan veprimi në një mënyrë që këshilli të zhvillojë aktivitetet që kontribuojnë në sferën e cilësis se shkollës.

Plani i veprimit duhet të përgaditet në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e këshillit drejtues.Ku plani duhet përfshirë aktivitetet kryesore si:

Personat përgjegjës sipas aktiviteteve të caktuara.
Kohen e nevojshme për kryerjen e aktiviteteve.
Mbikëqyrësit e aktiviteteve.



Funksioni i këshillit drejtues të shkollës

Këshilli drejtues i shkollës përfaqëson interesat e komunikimit në vendin ku operon shkolla, ai funksionon si organ vendim marrës që kontribuon në mënyrë konstruktive drejt qeverisjes demokratike duke respektuar qëllimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shkolla dhe menaxhmenti i saj.
Kompetencat dhe procedurat për themelimin e Këshillit Drejtues të Shkollës janë përgjegjësi e drejtorit të shkollës.10 ditë pas themelimit të këshillit, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe autoritetet qeverisëse lokale duhet të informohen për themelimin e tij.
Çdo institut publik arsimor dhe trajnues duhet të kenë një bord qeverisës. Nëse këshilli drejtues nuk mund të themelohet ose të formohet brenda në periudhe tremujore funksionet e tij duhet të ushtrohen nga drejtori i institucionit, duke siguruar se komuna ose ministria në rast se bëhet fjalë për institucionet e nivelit të 4 SNKA atëherë vazhdohen përpjekjet për themelimin e këshillit për mbajtjen e takimeve tremujore.