Teknik Laboratori Mjekësor

Çfarë është Teknik Laboratori Mjekësor?

Ky drejtim përgatit nxënësit për të punuar në laboratorë të spitaleve, klinikave dhe qendrave shëndetësore. Roli i teknikut të laboratorit është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon në zbulimin e saktë të sëmundjeve përmes analizave të mostrave biologjike.

Çfarë do të mësosh në këtë drejtim?
Gjatë shkollimit, do të fitosh njohuri dhe aftësi praktike si:
Si të bësh analiza laboratorike (gjak, urinë dhe mostra të tjera).
Si të përdorësh pajisje laboratorike moderne
Rregullat e higjienës dhe sigurisë në laborator


Pse të zgjedhësh këtë drejtim?

Ka gjithnjë e më shumë nevojë për teknikë laboratori në Kosovë. Pas përfundimit të shkollës, mund të punosh në spitale publike, laboratorë privatë apo qendra diagnostikuese. Po ashtu, mund të vazhdosh edhe studimet më tej në këtë fushë.