Çfarë përfshin ky drejtim?
Ky drejtim bashkon teknologjinë informative (IT) me elektronikën. Nxënësit mësojnë si të përdorin kompjuterët dhe pajisjet elektronike në mënyrë praktike, duke u përgatitur për punë në botën moderne.
Çfarë do të mësosh?
Gjatë shkollimit, do të mësosh:
Programim dhe mirëmbajtje kompjuterike.
Si të instalosh dhe mirëmbash rrjete kompjuterike.
Si të përdorësh dhe riparosh pajisje elektronike.
Pse të zgjedhësh këtë drejtim?
Fusha e IT-së dhe elektronikës po zhvillohet shumë shpejt në Kosovë. Pas përfundimit të shkollës, nxënësit kanë shumë mundësi për punë në kompani teknologjike, në institucione publike ose mund të vazhdojnë studimet në universitete.